Kremë Vitamin D, 100ml
Dr. Pasha
Çmimi i zakonshëm
€12,90
Zbritje
Kremi është i destinuar si mbështetje dermale në të gjitha situatat kur ka mungesë të vitaminës D. Aplikimi i vitaminës D në masë të mjaftueshme zvogëlon mundësinë e frakturave, humbjen e masës së kockave dhe përmirëson funksionin neuromuskular.
Nevoja e shtuar për vitamin D shfaqet në rastet e osteopenisë, osteoporozës, sëmundjeve autoimune, kardiovaskulare dhe malinje.
Vitamina D luan rol të rëndësishëm në ndarjen e qelizave, kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar, përthithjes dhe distribuimit të fosforit, nivelit normal të kalciumit në gjak, ruajtjes së masës optimale të kockave, ruajtjes së funskionit normal të muskujve, reduktimin e humbjes së masës së kockave te femrat në periudhën pas menopauzës.
Vitamina D është esenciale për ruajtjen e shëndetit të lëkurës. Ka efekt të mirë tek ndryshimet në lëkurë, stimulon proliferimin dhe riparimin e qelizave të lëkurës. Poashtu, ka efekt antioksidant, përmirëson qarkullimin e substancave në qeliza dhe neutralizon radikalet e lira.
Baza e të gjitha kremave është 100% natyrale, shumë e ngjashme me strukturën e lëkurës, prandaj bartja e substancave aktive në qelizat target bëhet në mëyrë shumë efikase.
Lëkura është organi ynë më i madh, ndërtuar nga një shtresë e dyfishtë yndyrore dhe një shtresë e brendshme hidrofilike.
Lëndët e para përshtaten në mënyre ideale me lëkurën, pasi që njeriu është i destinuar të jetoj në natyrë dhe me natyrën. Kjo bartje e substancave aktive nuk mund të bëhet asnjëherë në mënyrë të tillë nga parafina, vazelina apo baza të tjera kimike të cilat përfitohen nga destilimi i naftës. Substancat e tilla okluzive formojnë një shtresë/ film në lëkurë, e cila pengon frymëmarrjen, shkëmbimin e materieve dhe energjisë me ambientin e jashtëm. Si rezultat, mbyllen poret, shfaqen aknet, shenjat e kafta dhe përshpejtohet procesi i plakjes. Me agjent kimik, ju nuk i keni ofruar lëkurës asnjë benefit, përkundrazi, keni penguar ciklin normal të saj. Baza e të gjitha kremave është bartëse e masës së produktit dhe është kryesisht përgjegjëse për përgatitjen e lëkurës për pranimin e substancës aktive dhe për ta dërguar atë në vendin e veprimit. Baza duhet poashtu të ushqej, të shëroj dhe rigjeneroj lëkurën e dëmtuar. Është e rëndësishme që lëkura të furnizohet me të gjitha substancat e nevojshme. Ky efekt arrihet pikërisht me gjalpë dhe vajra vegjetal.
Alergjitë: Alergji potenciale në badem, gjalpë shea dhe drithëra. Të gjitha substancat janë hipoalergjenike dhe mundësia e shfaqjes së alergjisë është minimale.