Tonik Alepa- silimarin, 250ml

Tonik Alepa- silimarin, 250ml

Floradix

Çmimi i zakonshëm €20,50 Zbritje

Tonik ALEPA – silimarin me përmbajtje të Gjëmbës së qumështit dhe Vitaminës C nga Acerola, përdoret si terapi komplementare tek të rriturit me çrregullim të funksionit të mëlçisë, të shkaktuara në rastet si:

  • Hepatiti kronik B, C (sëmundjet inflamatore të mëlçisë)
  • Dëmtimi i mëlçisë nga përdorimi i alkoolit
  • Ciroza e mëlçisë
  • Degjenerimi yndyror i mëlçisë
  • Intoksifikimet e mëlçisë që shfaqen nën ndikimin e barërave.

Gjëmba e qumështit apo Silimarin është bimë e cila përmban përzierje të flavonoideve (Silibinës, Silikristinës dhe Silidiazës). Toniku Alepa – Silimarin përmban poashtu Vitaminë C nga qershia e Acerolës që ndikon në funksionimin dhe rritjen e sistemit imunitar.

Nuk përmban lëndë konservuese, ngjyrues dhe aromatizues kimik, organizma të modifikuar gjenetikisht, alkool apo laktozë.

MËNYRA E PËRDORIMIT

Fëmijët mbi 12 vjeç dhe të rriturit: 1 x 15ml në ditë.

Për personat nën 12 vjeç dhe për gratë shtatëzëna, rekomandohet këshilla e mjekut!

1 dozë ditore 15ml përmban 636mg Silimarin (ekstrakt të thatë)