Malti i orizit merret nga mbirja e drithërave (orizi), është i shkëlqyeshëm si ëmbëlsues që përdoret në vend të sheqerit, mund të përdoret si lyerje në ëmbëlsira me oriz ose bukë, është i përshtatshëm edhe për përgatitjen e ëmbëlsirave dhe biskotave.
Është lehtësisht i tretshëm në ujë dhe mund të përdoret për të ëmbëlsuar pijet dhe çajrat bimor.
Kristalizimi dhe ndarja e mundshme e produktit është një fenomen krejtësisht natyror, i cili nuk ndikon në cilësinë e tij.