Çaji Rooibos ka një shije paksa aromatike dhe nuk përmban natyrshëm kafeinë. Ka një efekt të dobishëm dhe gjallërues dhe është ideal për momente të veçanta relaksi. Në verë është i shkëlqyeshëm në formën e çajit të ftohtë. Eshtë marrë nga gjethet e kaçubave të kuqe që rriten vetëm në Afrikën e Jugut dhe mund të rriten deri në 2 metra. Fermentimi i jep një shije të veçantë kësaj pije të preferuar.