SALLATË MAROKENE ME THJERRËZA

 

Një sallatë e pasur me vlera ushqyese dhe shije të mrekullueshme!

Përbërësit:

  • 3 gota thjerrëza jeshile të gatuara
  • 6 karrota të mesme, të qëruara dhe të prera
  • 1 e 1/2 lugë supe vaj ulliri
  • 1 qepë e vogël, e prerë imët
  • 2 thelpinj hudhër të grirë
  • 1/3 gotë fistikë të pakripur të copëtuar
  • 1/3 gotë rrush të thatë
  • 3 lugë supe majdanoz të copëtuar

Salca:

  • 1/2 gotë vaj ulliri
  • 2 lugë supe lëng limoni
  • 1 lugë supe shurup agave
  • 1 lugë çaji piper të kuq
  • 3/4 lugë çaji kurkuma
  • 3/4 lugë çaji kripë
  • 1/2 lugë çaji kumin
  • 1/4 lugë çaji kanellë
  • 1/4 lugë piper të djegës
Gatuani thjerrëzat sipas udhëzimeve të pakos. Në një tas të vogël, rrihini së bashku përbërësit e salcës. Karrotat e copëtuara i lyeni me 2 lugë gjelle me salcën e përgatitur, i vendosni në tepsi dhe i piqni për 20-25 minuta. Vendosni një tigan të vogël mbi nxehtësi mesatare. Shtoni pak vaj ulliri dhe qepën e prerë. Fërgoni për 5 minuta, duke e trazuar herë pas here, pastaj shtoni hudhrën dhe rrushin e thatë dhe vazhdoni gatimin për disa minuta më shumë, derisa të zbuten. Hiqeni nga nxehtësia. Në një pjatë të madhe përzieni thjerrëzat e gatuara, përzierjen e qepës, hudhrës e rrushit, karrotat e pjekura, fistikët, majdanozin dhe salcën e mbetur. Përzieni deri sa përbërësit të jenë veshur mirë me salcën. Shijojeni të nxehtë ose të ftohtë!

Lini një koment

Mbani mend, komentet do të aprovohen përpara se të publikohen.