RECETË PËR HUMUS KLASIK

Qiqrrat organike nga Dyqani Bio

Një nga mënyrat më të shijshme të përdorimit të qiqrrave është humusi. Kjo është receta jonë për humus klasik.


Përbërësit:

  • 2 gota qiqrra
  • 3 thelba hudhre
  • 1 limon
  • ¼ gotë Tahini
  • 1 lugë sodë buke
  • 1 ½ luge kripë
  • 1 gotë ujë

Për rezultatin më të mirë, gjatë zierjes së qiqrrave, vendosni hudhrën dhe sodën e bukës në ujë. Soda e bukës do të ndihmojë që qiqrrave të ju largohet shtresa e jashtme shumë lehtë dhe kjo ndihmon që humusi juaj të ketë masë më të butë. Qiqrrat dhe hudhrën e gatuar e vendosni në blender. Gjatë përzierjes në blender, shtoni lëngun e limonit dhe kripën. Pastaj shtoni tahinin dhe ujin e ftohtë. Përzijeni në blender për rreth 5 minuta në mënyrë që të gjithë përbërësit të reagojnë mes vete. Përzierja do të dalë e butë dhe e lehtë.
Shërbejeni në pjatë në mënyra të ndryshme. Humusi tradicional shërbehet me qiqrra të plota dhe vaj ulliri mbi të. Nëse dëshironi, shtoni pak piper të kuq, erëza mesdhetare, fara susami ose fara tjera për më shumë shije. Shijojeni me bukë ose me perime të freskëta.