Amaranti është një drithë i shijshëm që nuk ka përmbajtje gruri dhe gatimi i tij është super i lehtë. Ka një shije të shijshme dhe ka vlera të shumëta ushqyese duke qenë i pasur me fibra, proteina si dhe magnez e hekur. Ja një pjatë e thjeshtë që mund ta përgatisni për mëngjes.
Përbërësit:
- 1-2 gota amarant
- Qumësht nga tërshëra
- Ujë
- Ëmbëlsues (shurup panje ose agave)
Për garniturë (zgjedhni sipas dëshirës):
- Gjalpë nga bajamet
- Fruta mali
- Arra e fara sipas dëshirës (p.sh. bajame të copëtuara)
Gatuani amarantin në ujë për rreth 20 minuta në nxehtësi të ulët me kapakun e mbuluar. Pastaj shtoni qumështin bimor dhe ëmbëlsuesin dhe lëreni të zihet pak më shumë (mos harroni ta përzieni herë pas here) derisa të krijohet një masë e butë si puding.
Vendoseni në pjatë e shtoni përbërësit që ju pëlqejnë. Ne përdorëm gjalpë bajamesh, boronica, mjedra, shegë etj.