PSE TË KONSUMOJMË PRODUKTE ORGANIKE?

Pyetjes “Pse të konsumojmë produkte organike?”, mund t’i japim mijëra arsye duke marrë për bazë qasjen e tërësishme që ka ky lloj i prodhimit dhe parimet në të cilat mbështetet.


Prodhimtaria organike mbështetë shëndetin dhe mirëqenien e të gjithë gjallesave - dheut, bimës, kafshëve, njeriut dhe planetit. Ushqimet organike prodhohen pa përdorimin e plehrave sintetike, hormoneve shtazore, aditivëve të dëmshëm, OGjM (GMO) e substancave toksike. Këto prodhime nuk i ekspozohen rrezatimit dhe nuk përmbajnë mbetje të antibiotikëve dhe barërave veterinare. Produktet organike identifikohen përmes logos që e garanton integritetin e tyre organik.


Lini një koment

Mbani mend, komentet do të aprovohen përpara se të publikohen.