Një pije e përkryer në çdo kohë të ditës e cila ju jep vlerat e shumta ushqyese të Kurkumës si dhe ngrohtësinë dhe shijen unike të përbërësve si kanella dhe xhenxhefili.
Përbërësit për 5 gota:
- 600ml qumësht bajamesh
- 2cm xhenxhefil i grirë
- 1 lugë mjaltë
- 1 1/2 lugë kurkuma
- 1 lugë kanellë
- 1 lugë vaj kokosi
Në një tigan në nxehtësi mesatare shtoni të gjithë përbërësit. Për xhenxhefilin, shtrydhni masën e grirë në mënyrë që vetëm lëngu të jetë përdorur dhe jo copat e xhenxhefilit. Vazhdoni ta nxeni duke e përzirë, pa pasur nevojë ta vloni (diku rreth 6 minuta). Shërbejeni menjëherë.