ÇKA DO TË THOTË “ORGANIKE”?

Tek prodhimet bujqësore, termet “organike”, “bio” dhe “eko”, kanë vetëm një kuptim; ato përshkruajnë metodën e prodhimit dhe përpunimit të produktit bazuar në standardet strikte të bujqësisë organike.


Produktet organike janë produkte të prodhimtarisë bimore ose shtazore, të cilat kontrollohen në të gjitha fazat e prodhimit dhe përpunimit, që nga hapi i parë e deri tek konsumatori, të trajtuara pa përdorimin e inputeve dhe metodave që demtojnë njeriun, mjedisin ose ekosistemin. Zbatimi i këtyre praktikave ndikojnë që produktet organike të jenë më të sigurta, më të shëndetshme, miqësore për mjedisin dhe më të qëndrueshme.