Uthull molle e egër, 500ml

Uthull molle e egër, 500ml

99lule

Çmimi i zakonshëm €4,90 Zbritje

Uthull ME NËNËN nga rrënjët e lashta 

NËNA është një koleksion bakteresh, enzimash dhe proteinash të dobishme që formohen natyrshëm gjatë procesit të fermentimit. Kjo është ajo që i jep uthullës sonë vetitë e saj të shëndetshme.

Uthulla 99 LULE e mollës së egër përmban probiotikë natyralë, të cilët mbështesin shëndetin dhe tretjen e zorrëve. Probiotikët janë baktere të dobishme të gjalla që ndihmojnë në ruajtjen e një mikrobiome të ekuilibruar të zorrëve. 

Ne përdorim një metodë tradicionale fermentimi ku bakteret natyrore konvertojnë sheqernat e mollës në acid acetik. Ky proces krijon uthullën tonë organike, të pastër, të pasur me lëndë ushqyese dhe NËNËN.

Uthulla e mollës së egër ndihmon në balancimin e sheqerit ne gjak dhe kolesterolit,  menaxhon peshën, përmban antioksidantë, detoks natyral, rritë imunitetin, përmirëson shëndetin e zemrës.

Uthulla e 99 LULE nga mollët e egra është e çertifikuar me standardin evropian ORGANIK nga bio.inspecta, dhe është me analizë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Republikën e Kosovës.