Një smoothie me vlera të larta ushqyese falë Chlorellës, një superushqim i jashtëzakonshëm që është antioksidant i fuqishëm dhe ndihmon në punën e organizmit.
Përbërësit:
- 1/2 gote jogurt
- 1 gotë qumësht bimor (p.sh. tërshëre)
- 2 lugë Chlorella
- 1 banane
- 5 gjethe mente
- Shurup agave për ta ëmbëlsuar
Përzieni përbërësit në blender së bashku deri sa të krijohet një masë e butë dhe shërbejeni.