PASTË NGA HURMAT

Ky është një ëmbëlsues i shkëlqyer që mund ta përdorni në vend të sheqerit ose në receta ëmbëlsirash në vend të reçelit.
  • Përbërësit 2 gota hurma (me farë të hequr)
  • 1-2 gota ujë të vakët (aq sa për t’i mbuluar hurmat)

Në një pjatë të madhe vendosni hurmat dhe mulojini me ujë të vakët. Lërini të qëndrojnë deri në 1 orë. Pastaj largojeni ujin e tepërt dhe vendosini hurmat në blender. I përzieni deri kur masa bëhet e butë dhe kremoze. Masën e vendosni në një kavanoz të pastër. Mund ta mbani në frigorifer deri në 3 muaj ose një kohë më të shkurtër jashtë frigoriferit. 


Lini një koment

Mbani mend, komentet do të aprovohen përpara se të publikohen.