Lëngu i Veshtullës (Mistel) është lëng i pastër organik që përmban të gjithë spektrin e përbërësve të bimës në formë natyrale, pa shtimin e sheqerit, alkoolit ose konzervuesve. Tradicionalisht është përdorur për të mbështetur funksionin e qarkullimit të gjakut.
Dobitë e Veshtullës (Mistel):
Stimulon sistemin imunitar – Një nga vlerat më të rëndësishme të veshtullës është ndikimi që ka në sistemin imunitar. Kjo është një nga arsyet përse kjo bimë është kaq e çmuar, sepse jo vetëm që rritë imunitetin, por edhe e mbron organizmin nga sëmundjet e jashtme.
Përmirëson cilësinë e jetës -Veshtulla lufton bakteret, virozat dhe ka shumë antioksidantë që e transformojnë atë në mburojën perfekte për trupin ndaj sëmundjeve.
Lehtëson simptomat e kancerit dhe terapisë ndaj tij – Terapia me veshtull përdoret si pjesë e trajtimit të kancerit me qëllim të përmirësimit të cilësisë së jetës së pacientit. Kjo terapi çon në rritje të oreksit dhe peshës, përmirëson çrregullimet e gjumit dhe dhimbjen.
MËNYRA E PËRDORIMIT
Të tundet mirë shishja përpara përdorimit
Dozimi: 2 x 10ml në ditë para ushqimit
Rekomandohet të pihet para marrjes së ushqimit.
Nuk përmban alkool, lëndë konservuese, sheqerna, ngjyrues apo shtesa tjera artificiale.
Për të parandaluar prishjen, pas çdo përdorimi mbylleni shishen, ruajeni në frigorifer dhe konsumojeni brenda 2 javësh.
Përmbajtja
100% lëng bimor organik nga Veshtulla (Lat. Viscum album) nga Schoenenberger.