Elbi ka një përmbajtje të ulët gluteni, ai përmban tokotrienol i cili ndihmon në uljen e prodhimit të kolesterolit në mëlçi. Beta-glukani i elbit së bashku me fibra të tjera të tretshme nuk lejojnë që kolesteroli dhe yndyrat të përthithen në zorrë.
Mielli (mijalli) i elbit përdoret për të bërë bukë dhe për të lidhur supa, ndërsa i shtohet edhe zierjeve.